E-Diaspora
Ekipi DJK Schondra lufton ta ndalë refugjatin kosovar
Arsim Shabani po dëshmon talentin e tij prej futbollisti te klubi lokal gjerman DJK Schondra.
Mungesa e dokumentacioneve dhe refuzimi i kërkesës së tij për azil mund ta kthejë futbollistin shqiptar sërish në Kosovë.
Për ta ndalur Arsimin në skuadër, klubi është duke bërë përpjekje maksimale.
Arsim Shabani mund të deportohet në Kosovë. Por, ekipi dhe banorët e qytezës së vogël Schondra po luftojnë për ta ndalur refugjatin kosovar, shkruan javë më parë gazeta “mainpost.de”, njofton albinfo.ch.
Arsim Shabani flet gjermanisht dhe ka gjetur një vend pune. Ai po ashtu paguan qira 200 euro për një dhomë, me kuzhinë dhe banjë në një kamp refugjatësh, të cilën e ndan me një azilant tjetër.
Banorët e Schondrerit nuk mund ta kuptojnë pse ai duhet të dëbohet. “Nëse dikush është i integruar mirë, atëherë ai është Arsimi”, thotë Horst Conze, vullnetar që kujdeset për azilkërkuesit.
Klubi futbollistik së bashku me disa iniciatorë kanë bërë peticion për mosdëbimin e Arsimit. Këtë peticion e ka mbështetur edhe kryetari i Schondras, Bornold Martin, dhe priftërinjtë e kishës Shën Ana. Por pavarësisht kësaj, suksesi nuk është i garantuar, ngase Arsimi vjen nga Kosova, ku konsiderohet si një vend i sigurt, kishte shkruar “mainpost.de”, percjell albinfo.ch.
Por gazeta gjermane shkruan edhe një herë për fatin e Arsim Shabanit. Siç pohon gazeta dje, Arsim Shabani është pjesë e rëndësishme për klubin. Ai është një punëtor i madh dhe angazhohet shumë për ekipin, njofton albinfo.ch.
“Lufto për Arsimin Shabanin”, është mbishkrimi i vendosur në fanellat e klubit së bashku me një gisht të madh të ngritur përpjetë. Por, asgjë nuk është e sigurt, sepse shanset për t’u pranuar kërkesa e azilit për kosovarët janë minimale. Megjithatë, klubi nuk do të dorëzohet deri në fund. Ata kanë vendosur të bëjnë apel edhe nëpërmjet faqeve të ndryshme në internet.
Në kërkesën e Arsimit thuhet se ai ishte ankuar se disa njerëz me mjekra e kishin kërcënuar në Kosovë dhe se ai nuk mund të kthehej atje. Pohimi nuk ishte marrë si i besueshëm, përkundër raportimeve për prani të grupeve radikale islamike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














