Shqipëria
Shqipëria ul akcizën për të ulur çmimet e naftës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se çmimi i karburantit ka pësuar rritje si pasojë e krizës globale që ka ndikuar drejtpërdrejt zinxhirin e furnizimit të naftës teksa bëri të ditur se qeveria ka marrë masa konkrete për të mbrojtur konsumatorët dhe për të parandaluar abuzimet në treg.
“Është ngritur një taskforcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe atë të Financave me qëllim që të rritet kontrolli dhe të evidentohet çdo lloj abuzimi i mundshëm në treg. Nuk janë vënë re abuzime, monitorimi vazhdon, dhe duke qenë se çmimi ka pasur një tjetër kërcim, është marrë vendimi që të hyjmë në regjimin e bordit të transparencës”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se masat e përkohshme për uljen e çmimit të karburantit, si ulja e nivelit të akcizës me rreth 20%, për të lehtësuar barrën mbi përdoruesit e automjeteve teksa njoftoi se të ardhurat e shtetit nga rritja e çmimit, pas uljes së akcizës, do të përdoren kryesisht për mbështetjen e pensionistëve.
“Në fund të ditës, ajo që ne na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët, që do të thotë se niveli i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilidoqoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët”, theksoi Rama.
Ai njoftoi se qeveria po përgatit edhe projektligjin për rezervat strategjike, i cili ndodhet në konsultim publik, dhe po planifikon ndërhyrje të reja në tregun e karburanteve për të garantuar ekuilibrin e çmimit dhe transparencën e lëvizjeve të naftës në vend.
Tutje ai shtoi se ndërhyrjet do të luftojnë fenomenin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, duke vendosur rregulla më të rrepta për tregun dhe duke mbrojtur qytetarët dhe përdoruesit e ligjshëm të karburantit.
“Është një proces i nisur përpara se të fillonte kjo krizë e re, që lidhet me humbjen e baraspeshës së botës në rang global, gjë e cila po provokon kriza pas krizash. Dhe nga ana tjetër, paralelisht, ne po përgatitemi që të fusim në treg një faktor publik, një forcë të re, e cila do të ketë barrën, që së bashku me një sërë masash tjera të bëjë një ndërhyrje domethënëse në vendosjen, jo vetëm të një ekuilibri në aspektin të çmimit në tregun e naftës, por edhe të një niveli krejt të ri për sa i përket transparencës së atij tregu, për sa i përket lëvizjeve të naftës në Republikën e Shqipërisë dhe për sa i përket edhe një fenomeni ende të pashterur në këtë aspekt, që është evazioni dhe kontrabanda e naftës, duke përfituar edhe nga regjimi tranzit dhe duke bërë marifete të cilave u ka ardhur fundi”, tha Rama.
Kryeministri siguroi se me fakte shumë shpejt do të tregojë që ndërhyrja ka qenë në të mirë të shoqërisë, shkruan ATSh.
“Ne do të ndërhyjmë dhe besojmë shumë që në një periudhë jo shumë të largët, do të tregojmë me fakte, që ndërhyrja ka qenë një ndërhyrje në të mirë të shoqërisë, në të mirë të përdoruesve të automjeteve të konsumatorëve të naftës, po mbi të gjitha, në të mirë të të gjithë atyre që nuk ndotin dhe nuk ia kanë për borxh atyre që ndotin, duke ngarë makina me naftë që në ndërkohë të paguajnë një pasojë, të cilës ne duam t’i japim fund”, theksoi Kryeministri.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












