Lajme
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë eventi ‘She Leads’ – panairi më i madh i biznesit dhe karrierës, i dedikuar grave ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane, por edhe atyre nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mikpritës i edicionit të sivjetmë është kompania e njohur zvicerane AMAG.
Dy gra ndërmarrëse shqiptare nga Zvicra, në bashkëpunim me platformën mediale albinfo.ch, organizojnë edhe sivjet panairin “She Leads”, me të cilin synojnë të krijojnë një komunitet të fuqishëm që i mbështet gratë, i bën të dukshme dhe i ndihmon në rrugën drejt pavarësisë dhe suksesit.
Në këtë panair do të keni mundësi të takoni një rrjet ekskluziv biznesi dhe karriere, me një komunitet të fuqishëm të grave shqiptaro-zvicerane.
Më 13 qershor do të flasin figurat më të njohura të ndërmarrësisë shqiptaro-zvicerane. Agjenda do të bëhet publike shumë shpejt.
Do të keni rastin të takoni gratë shqiptare më të suksesshme nga sektorë të ndryshëm dhe nga kompani inovative të krijuara po ashtu nga gra.
Në këtë event do të mbahen disa panele diskutimesh.
ÇFARË JU PRET NË “SHE LEADS”
Rreth 100 stenda ku gratë e suksesshme prezantojnë bizneset e tyre
Ligjëruese frymëzuese dhe rrëfime suksesi që motivojnë
Muzikë live, biseda interaktive dhe sesione rrjetëzimi që krijojnë një atmosferë të paharrueshme
Deri në 1.000 vizitore të interesuara për biznes, karrierë dhe zhvillim personal
“She Leads” organizohet me pasion dhe vizion nga dy gra sipërmarrëse Lume Deari dhe Ganimet Bilalli në bashkëpunim me platformën mediale albinfo.ch, që e dinë sa të rëndësishme janë rrjetet, mbështetja dhe prania për suksesin.
“‘She Leads’ ka dëshmuar qartë fuqinë për të mobilizuar komunitetin e grave në biznes. Përmes angazhimit tonë kemi arritur që këtë event ta shndërrojmë në një histori suksesi, me pjesëmarrje masive dhe ndikim të prekshëm në komunitetin shqiptar në Zvicër.”, tha njëra prej organizatorëve Lume Deari.
“Në panairin e sivjetëm do të marrin pjesë edhe përfaqësuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke krijuar një platformë të veçantë për shkëmbim idesh dhe rrëfimesh suksesi. Ky event synon të forcojë urat e bashkëpunimit ndërmjet grave biznesmene nga vendlindja dhe atyre në Zvicër e diasporë.”, tha organizatorja tjetër, Ganimet Bilalli.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë me biznesin e tyre në panair apo për t’u bërë sponsorë të këtij eventi ekskluziv, mund të na shkruajnë në: [email protected]
Më shumë info në flyer:
she leads 2026 - Shqip 2
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Qershor 2026
- Ora10:00
- LokacioniWinkelstrasse 2, 5442 Fislisbach
- Data e përfundimit13 Qershor 2026 - 19:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës Zyra Federale e Sigurisë Kibernetike (FOCS) po ngre alarmin në lidhje me ofertat mashtruese të punës... -
Më shumë shpëtime në malet zvicerane në vitin 2025, por më pak vdekje -
Gjykata Federale: Vetëm qumështi mund të quhet qumësht -
Bllokim trafiku përpara portalit verior: Pritje e gjatë para tunelit Gotthard -
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune














