Bota
Milionerët fillojnë të largohen nga Dubai
Nëse aeroporti më i ngarkuar në botë mbyllet për disa orë për shkak të shpërthimeve, ka gjithmonë avionë private që kushtojnë 15,000 dollarë për një vend, ndërsa nuk mungojnë tarifat speciale prej 50,000 dollarësh për fluturim
Dubai, i njohur si qytet luksoz për të pasurit dhe të famshmit, po përballet sot me një krizë sigurie.
Raketa iraniane dhe sulme me dronë kanë goditur aeroporte, hotele dhe impiante nafte, duke vrarë tre persona, e duke e privuar tashmë parajsën e miliaderëve nga statusi i çimentuar sidomos vitet e fundit.
Sot, të pasurit po shpenzojnë qindra mijëra dollarë për t`u larguar prej andej shkruajnë mediat e huaja. Një familje turke, sipas NDTV World ka paguar deri në 200,000 dollarë për t`u larguar drejt Gjenevës nëpërmjet Omanit pas zjarrit që shpërtheu kur mbeturinat e një rakete goditën hotelin pranë shtëpisë së tyre në Palm Jumeirah.
“Kur pamë zjarrin, thashë, ‘boll më, është koha për t’u larguar’,” rrëfeu Evrim, nënë e dy fëmijëve të vegjël e cila së bashku me të shoqin kishte udhëtuar për 6 orë nëpër shkretëtirë deri në kryeqytetin e Omanit, Muscat, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Frika e kësaj familjeje ishte se sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më i vështirë do të bëhet largimi, mes panikut se në luftë mund të përfshihet edhe Arabia Saudite, që kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore rajonale.
Qeveri të huaja, përfshirë ato të Britanisë dhe Gjermanisë, kanë dërguar avionë në Oman për të evakuuar qytetarët e tyre. Por ndërkohë, shumë të pasur po gjejnë vetë mënyrat për t`u larguar. “Kërkesa po rritet,” tha Glenn Phillips, menaxher i PR-së dhe reklamave në Air Charter Service, një agjenci që organizon avionë privatë në mbarë botën.
“Aktualisht kemi organizuar disa fluturime evakuimi dhe kemi planifikuar edhe shumë të tjera”, pohon ai. Vetëm në Dubai, sipas shtypit italian, ka njëzet persona me të ardhura personale mbi një miliard dollarë, dyqind që zotërojnë mbi njëqind milionë, dhe 81 mijë që kanë të paktën dhjetë milionë USD.
Nëse aeroporti më i ngarkuar në botë mbyllet për disa orë për shkak të shpërthimeve, ka gjithmonë avionë private që kushtojnë 15,000 dollarë për një vend, ndërsa nuk mungojnë tarifat speciale prej 50,000 dollarësh për fluturim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër Rreth 282,000 persona ishin të punësuar në sektorin kulturor në Zvicër në vitin 2025, 4.8% më... -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink















