Kosova
Kosova në Cannes: “DUA” i Blerta Bashollit në elitën e filmit botëror, mbështetur edhe nga SRF
Filmi artistik me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në një nga seksionet më prestigjioze të festivalit
Kosova shënon një moment historik në kinematografinë ndërkombëtare, ndërsa filmi “DUA” përzgjidhet në Semaine de la Critique, me mbështetje edhe nga SRF – Schweizer Radio und Fernsehen.
Filmi artistik me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në një nga seksionet më prestigjioze të festivalit të Cannes – Semaine de la Critique, ku përzgjidhen vetëm një numër i kufizuar produksionesh nga e gjithë bota.
Berta Basholli
Ky përfaqësim shënon një arritje të paprecedentë për Kosovën, pasi është hera e parë që një film kosovar përfshihet në këtë program elitë, i njohur për zbulimin e autorëve që më pas shënojnë kinemanë botërore. “DUA” është përzgjedhur në mesin e vetëm 11 filmave të gjatë dhe do të garojë për katër çmimet kryesore të këtij seksioni.
Filmi sjell një dramë të tipit coming-of-age, të vendosur në Kosovën e viteve ’90, duke ndjekur historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit, në një kohë të trazuar politikisht. I frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, rrëfimi ndërthur dimensionin intim me kontekstin historik.
Producentë të filmit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio), ndërsa bashkëprodhimi ndërkombëtar përfshin Alva Film nga Zvicra dhe Kazak Productions nga Franca.
Një element kyç që e fuqizon projektin është mbështetja e gjerë ndërkombëtare, ku përveç institucioneve si CNC, Eurimages dhe Office Fédéral de la Culture, spikat edhe përfshirja e SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, duke dëshmuar interesimin në rritje të industrisë evropiane për tregimet që vijnë nga Kosova.
Me këtë përzgjedhje në Cannes, “DUA” jo vetëm që konsolidon profilin ndërkombëtar të Blerta Bashollit, por e vendos kinemanë kosovare në një tjetër nivel, aty ku rrëfimet lokale marrin jehonë globale.
Për albinfo.ch Luljeta Ademi
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit... -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? Kriza klimatike po e godet veçanërisht rëndë Zvicrën, jo vetëm përmes shkrirjes së shpejtë të akullnajave... -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë? -
Afër 5,000 të huaj me vendim per dëbim, vazhdojnë të jetojnë në Zvicër -
Tirron Mamusha, i 22-ti mes mbi 10 mijë vrapuesve në Maratonën e Cyrihut













