Lajme
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër
Shembull suksesi i mërgatës shqiptare në Cyrih, me kontribut në IT, media dhe projekte inovative
Në kuadër të takimeve me profesionistët e mërgatës, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mirëpriti Nedim Berisha, një emër i dalluar në fushën e informatikes dhe teknologjisë, i cili po ndërton një profil të qëndrueshëm profesional në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Me përvojë të gjerë në sisteme IT, mbështetje teknike dhe zhvillim të zgjidhjeve digjitale, Nedim Berisha ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm në fushën e teknologjisë, duke kontribuar në funksionimin dhe avancimin e sistemeve moderne të punës.
Paralelisht me angazhimin në IT, ai ka shfaqur talent dhe pasion edhe në fushën kreative, duke u angazhuar në fotografi, videografi dhe dizajn digjital. Ky kombinim i teknologjisë me kreativitetin e ka shtyrë të themelojë kompaninë e tij “NB Films”, përmes së cilës ka realizuar projekte të ndryshme profesionale dhe kreative.
Në kuadër të iniciativave inovative, Berisha ka zhvilluar gjithashtu projekte si “Stockolate”, duke dëshmuar vizion dhe ide të reja që i përgjigjen kohës së digjitalizimit.
Aktualisht, ai punon në një institucion arsimor, ku kontribuon në mirëmbajtjen e infrastrukturës IT, asistencën teknike dhe funksionimin e përditshëm të sistemeve teknologjike, duke qenë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe modernizimin e shërbimeve.
Përveç angazhimit profesional, Nedim Berisha është i përfshirë edhe në aktivitete vullnetare, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë qytetare dhe gatishmërinë për të kontribuar në komunitet.
Profili i tij përfaqëson një shembull të qartë të suksesit të mërgatës shqiptare në Zvicër, ku profesionalizmi, inovacioni dhe përkushtimi ndërthuren për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri Një projekt kërkimor pjesëmarrës i realizuar nga Berner Fachhochschule (BFH) po sjell në qendër të vëmendjes... -
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Norma referuese e kredisë hipotekare mbetet e pandryshuar Norma referuese e hipotekës në qira mbetet e pandryshuar në 1.25%. Kjo u njoftua të hënën... -
Gotthard, dhjetë vjet të tunelit hekurudhor më të gjatë në botë -
Ekonomia zvicerane po rritet pak më ngadalë se sa pritej -
Linja hekurudhore nga Olten në Cyrih, me ndërprerje -
Siguria e Zvicrës do të “kompromentohet seriozisht” nëse fiton votimi kundër imigracionit












