Lajme

Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani

Togerja Gabriella Hajdaraj do të ndjekë trajnim 7-mujor për Komandantë Toge të Inxhinierisë Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Togerja e dytë Gabriella Hajdaraj nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të bëhet oficerja e parë e kësaj force që do të ndjekë kursin profesional 7-mujor për Komandantë Toge të Inxhinierisë MbretëroreMbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.

Ky kurs i avancuar synon t’u ofrojë oficerëve të rinj njohuri të thelluara në aspektin teknik, taktik dhe komanduese, të domosdoshme për udhëheqjen e njësive ushtarake në role të inxhinierisë mbështetëse.

Pjesëmarrja e togeres Hajdaraj në këtë trajnim po vlerësohet si një hap i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit në rritje ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe si dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme britanike për zhvillimin e kapaciteteve të inxhinierisë luftarake të FSK-së.

Trajnimi zhvillohet në kuadër të programeve profesionale të njësisë 3 RSME Regt, e specializuar në trajnimin e personelit ushtarak në fushën e inxhinierisë ushtarake./Albinfo.ch