Futboll
Foda takohet me talentin e Salzburgut, Arion Selimi, mundësi për Kosovën
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të ndjekë nga afër lojtarët e rinj që mund të jenë pjesë e ardhshme e kombëtares dardane.
Ai së fundmi ka qëndruar në Austri, ku në qendrën stërvitore të RB Salzburgut është takuar me talentin Arion Selimi, raporton lajmi.net.
Gjatë takimit, ata kanë publikuar edhe një fotografi së bashku, gjë që është parë nga tifozët si një shenjë pozitive se mesfushori i ri mund të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.
Selimi luan në mesfushë dhe është pjesë e akademisë së Salzburgut, ku ka qenë aktiv me grupmoshat U16 dhe U18 të klubit austriak.
Ky takim shihet si pjesë e përpjekjeve të Federatës së Futbollit të Kosovës për të afruar sa më shumë talente të reja në ekipin kombëtar.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












