Kosova
Thellohet kriza për presidentin: Kurti fajëson opozitën e paralajmëron zgjedhje të reja, opozita e quan seancën improvizim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se moszgjedhja e presidentit të vendit mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit është thelbësore për funksionimin e plotë të institucioneve shtetërore dhe akuzoi opozitën për mungesë propozimesh konkrete dhe bllokadë politike.
Kurti tha se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër zyrtar nga PDK apo LDK për postin e presidentit dhe se, sipas tij, mungesa e gatishmërisë për kompromis po e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje. Ai shtoi se kompromisi në demokraci duhet të bazohet në respektimin e rezultatit zgjedhor dhe përgjegjësinë institucionale.
Sipas tij, gjatë përpjekjeve për bashkëpunim politik, i është ofruar LDK-së bashkëqeverisje, përfshirë poste ekzekutive, por këto oferta janë refuzuar. Kurti paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje brenda afatit kushtetues mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, partitë opozitare nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme, duke e bojkotuar atë.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para nisjes së seancës tha se partia e tij ka ofruar opsione për zgjidhje dhe marrëveshje politike, përfshirë edhe përkrahjen për një emër konsensual. I pyetur për mundësinë e votimit të Vjosa Osmanit, ai tha se ajo mund të zgjidhej edhe me votat e partive të tjera, pa domosdoshmërisht PDK-në.
Nga ana tjetër, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e quajti seancën “improvizim dhe farsë politike”, duke thënë se mungesa e një marrëveshjeje për president tregon thellim të krizës institucionale dhe përdorim të procesit për qëllime propagandistike. Ajo theksoi se LDK ka 15 vota nëse arrihet marrëveshje politike për një kandidat konsensual.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mori pjesë në seancë. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se diskutimet për presidentin kanë qenë “performancë politike” dhe jo proces serioz. Sipas tij, LVV nuk ka ftuar opozitën në konsultime reale dhe emrat e propozuar nuk janë kandidatë unifikues.
Në këtë situatë, Kuvendi mbetet pa një marrëveshje të qartë politike për zgjedhjen e presidentit, ndërsa qëndrimet mes pushtetit dhe opozitës vazhdojnë të jenë thellësisht të ndara.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 Treni i planifikuar midis qyteteve zvicerane dhe kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë funksional... -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit -
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet











