Kosova

Vendoset murali i Ferdonije Qerkezit në Prishtinë në Ditën e Personave të Zhdukur

Në Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë, në Prishtinë është vendosur një mural kushtuar Ferdonije Qerkezi, simbol i dhimbjes dhe qëndresës së familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Murali ndodhet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe është realizuar nga artistja Ermira Murati, bazuar në një fotografi të Artan Korenica.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo vepër artistike përfaqëson një thirrje për të mos harruar dhe një kujtesë të përhershme për personat që ende konsiderohen të zhdukur në Kosovë.

Sipas tij, murali synon të shërbejë si hapësirë reflektimi për qytetarët dhe si rikujtim i një plage që vazhdon të rëndojë shoqërinë kosovare.