Futboll
Asllani sërish protagonist te Hoffenheim-i
Sulmuesi i Kosovës tani i ka 10 gola e 7 asistime në këtë edicion të Bundesligës gjermane
Futbollisti i Kosovës, Fisnik Asllani ka asistuar në barazimin e Hoffenheimit ndaj Stuttgartit, që ishte përballje direkte për vendin e katërt në Bundesligë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Hoffenheim-i ishte afër që t’i fitonte pikët e plota, por pranoi gol në minutën e 95-të dhe ndeshja e xhiros së 32-të e Bundesligës, u mbyll 3:3.
Hoffenheimi mbetet në vendin e pestë me 58 pikë, sa i ka edhe Stuttgarti në pozitën e katërt.
Asllani në sulm, Leon Avdullahu në mesfushë dhe Albian Hajdari në mbrojtje, ishin titullar dhe patën paraqitje shumë të mirë në këtë ballafaqim.
Sulmuesi i Kosovës tani i ka 10 gola e 7 asistime në këtë edicion të Bundesligës gjermane.
Asllani u zëvendësua në minutën e 90-të, kurse Avdullahu dhe Hajdari e kompletuan ndeshjen.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












