Kosova
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë
Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke thënë se opozita po bllokon proceset politike.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar me postë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor, transmeton albinfo.ch.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti tha se po përballet me pengesa në punën e tij dhe se kundërshtarët politikë, sipas tij, “nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor”.
Ai theksoi se procesi i regjistrimit të diasporës për të votuar është shumë i rëndësishëm, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij janë “në rrugë të drejtë” dhe nuk do të ndalen së punuari.
“Të vetmen përgjigje ndaj votës qytetare, opozita e kishte bllokadën”, tha Kurti në deklaratën e tij.
Ai gjithashtu u shpreh se janë bërë përpjekje për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se janë ofruar disa zgjidhje politike për stabilitet institucional.
“Provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje. Refuzim se refuzim”, deklaroi ai.
Në fund, Albin Kurti u bëri thirrje mërgimtarëve që të mos humbin kohë dhe të regjistrohen sa më shpejt për të votuar me postë, duke i inkurajuar gjithashtu që të nxisin edhe familjarët dhe miqtë e tyre të marrin pjesë në procesin zgjedhor./Albinfo.ch
VIDEO
https://www.facebook.com/watch/?v=1470324023987734
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












