Lajme

Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern

Kompania farmaceutike me seli zvicerane ka hapur qendrën e saj të re pranë stacionit hekurudhor në Lucern

Kompania amerikane farmaceutike MSD ka inauguruar selinë e saj të re në qytetin e Lucernit, ku tashmë do të punojnë rreth 750 punonjës, përcjell albinfo.ch.

Zyrat e reja të kompanisë ndodhen në lagjen Rösslimatt, pranë stacionit hekurudhor të Lucernit, një zonë që po zhvillohet si qendër moderne biznesi dhe administrate.

Megjithëse emri i MSD-së nuk përmendet aq shpesh sa gjigantët farmaceutikë si Novartis apo Roche, kompania amerikane ka një prani të gjatë në Zvicër. MSD ka selinë e saj zvicerane në Lucern që nga viti 1963.

Sipas raportimeve dhe hulumtimeve të fundit, MSD mund të jetë një nga paguesit më të mëdhenj të tatimit korporativ në Zvicër.

Kompania është gjithashtu e njohur për prodhimin e ilaçit kundër kancerit “Keytruda”, i cili konsiderohet si medikamenti më i shitur në botë në trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. /Albinfo.ch