Lajme
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar
Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar
Zvicra dhe Maroku duan të bashkëpunojnë më ngushtë për migracionin dhe kthimet e migrantëve. Përfaqësuesit e të dy vendeve arritën një marrëveshje për këtë çështje në një takim në kryeqytetin maroken, Rabat, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal ende duhet ta miratojë atë.
Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar, shkrun srf.ch. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, kjo aktualisht zgjat mesatarisht më shumë se 150 ditë.
Në të ardhmen, individët në fjalë duhet të jenë në gjendje të identifikohen dhe të kthehen brenda një maksimumi prej 30 ditësh.
Marrëveshja parashikon gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis Zvicrës dhe Marokut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












