Kosova
Rënie e pjesëmarrjes në Kosovë: AP raporton për zhgënjim të votuesve
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP) ka raportuar për zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke theksuar se ulja e pjesëmarrjes në votime mund të jetë tregues i zhgënjimit të qytetarëve me zhvillimet politike në vend.
Në këto zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti doli forca e parë politike me rreth 43% të votave. Pas saj u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 21.7%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18%. Rezultatet përfundimtare pritet të plotësohen edhe nga votat e diasporës.
Sipas AP, ndonëse Vetëvendosje ka ruajtur epërsinë, si përqindja e mbështetjes ashtu edhe pjesëmarrja në votime kanë shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo, sipas raportimit, reflekton pakënaqësinë e votuesve me krizën e zgjatur politike në vend.
Në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në dhjetor, partia e Kurtit kishte siguruar mbi 50% të votave, ndërsa këtë herë pjesëmarrja ka rënë në 36.3%, nga rreth 45% më herët.
Edhe media “POLITICO” ka vënë në dukje rënien e mbështetjes për Vetëvendosjen, duke theksuar se rezultati aktual mund ta detyrojë partinë në pushtet të kërkojë marrëveshje me partitë opozitare për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
Ekspertët vlerësojnë se, edhe me votat e diasporës, Vetëvendosje mund të mos arrijë shumicën e nevojshme, duke e bërë të domosdoshëm një koalicion politik për të siguruar stabilitet institucional.
Zgjedhjet u mbajtën në një klimë krize politike, pas dështimeve të përsëritura për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, çka ka thelluar edhe më tej tensionet institucionale në vend
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha... -
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus Konferenca e Inovacionit dhe Lidershipit 2026 mblodhi në Bernë ekspertë, akademikë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha... -
Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të luftës me heshtjen tonë” -
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishin për shqiptarët -
Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania -
Zvicër: Shërbimi Federal i Inteligjencës po monitoron 44 persona të rrezikshëm












