Kosova
Kusari-Lila në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, takim mes kompanive nga Kosova dhe atyre të mërgatës
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar takim ndërmjet kompanive nga Kosova dhe bizneseve të mërgatës shqiptare në Zvicër.
“Ditën e Çlirimit të Kosovës po e shënojmë në mesin e dy shtyllave që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të avancojnë mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë, bizneseve dhe diasporës sonë… Ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja, për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet ekonomike mes Kosovës dhe diasporës sonë”, ka shkruar ajo.
Kusari-Lila ka njoftuar se së bashku me Konsullin e Përgjithshëm, Vigan Berisha, dhe Arieta Pozhegu Vula nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit, Fatime Imeri Berisha, kryetare e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RrBSHDZ) bashkëbiseduan me përfaqësues të shumtë të bizneseve për potencialin e investimeve, eksportit dhe zgjerimit të partneriteteve ekonomike, transmeton albinfo.ch.
“Ky takim vjen në prag të dy organizimeve të rëndësishme që do të mbahen nesër në Zvicër. Në Cyrih do të mbahet ngjarja “She Leads”, panair dhe platformë rrjetëzimi që promovon gratë shqiptare në sipërmarrje dhe biznes dhe në Lucern do të zhvillohet takimi me Rrjetin Global të Bizneseve Shqiptare.
Klima e të bërit biznes në Kosovë ka shënuar progres të dukshëm në vitet e fundit dhe potenciali ynë ekonomik vazhdon të rritet. Prandaj, ftesa jonë mbetet e hapur për ndërmarrësit dhe profesionistët shqiptarë kudo në botë: investoni, bashkëpunoni dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të vendit tuaj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
E-Diaspora
-
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali I riu ishte nisur me familjen nga Franca drejt Kosovës për pushime, por ndërroi jetë tre... -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027 -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më të riun e kishte futur në bagazh -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional sipas skemës së sigurimit të paaftësisë u... -
Zvicra e para për besimin në institucione -
Aplikacioni i ri ndihmon aplikantët të përgatiten për provimin e shtetësisë zvicerane -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet













