Futboll
FSHF vijon kërkimin e talenteve në diasporë
FSHF do të organizojë më 27 qershor një “Open Stage” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë dhe luajnë jashtë vendit mbetet një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit. Në vijim të punës së vazhdueshme për zgjerimin e bazës së futbollistëve të ekipeve kombëtare, FSHF do të organizojë më 27 qershor një “Open Stage” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky aktivitet do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Warwick, New York dhe do të drejtohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli si edhe përfaqësues të FSHF-së, transmeton albinfo.ch.
Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë.
“Open Stage” do t’u ofrojë mundësinë futbollistëve shqiptarë të vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014 që aktivizohen në SHBA dhe Kanada të tregojnë potencialin e tyre. Qëllimi i kësaj nisme është evidentimi, vlerësimi dhe ndjekja nga afër e lojtarëve të talentuar të diasporës, me synimin për t’i afruar pranë ekipeve kombëtare të moshave.
Në vitet e fundit, FSHF ka zgjeruar kontaktet me komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke organizuar aktivitete dhe seleksionime në vende të ndryshme ku jetojnë dhe aktivizohen futbollistë me origjinë shqiptare.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave. Të gjitha lojtaret shqiptare që aktivizohen në SHBA dhe Kanada do të kenë mundësinë të marrin pjesë në këtë aktivitet, pa kufizim moshe, duke krijuar një tjetër mundësi të rëndësishme për evidentimin e talenteve dhe afrimin e tyre me ekipet kombëtare.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












