Kosova
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë
Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri
Dje, para Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë, u zhvillua një protestë mbështetëse nga mërgata shqiptare në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.
Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri. Mes pankartave dhe thirrjeve të tyre dëgjoheshin mesazhe si: “Rama, jep dorëheqjen!”, “Shqipëria nuk shitet!”, “Stop korrupsionit!” dhe “Duam një Shqipëri të re!”.
Sipas protestuesve, këto thirrje pasqyrojnë kërkesën për më shumë transparencë, drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe institucione që i shërbejnë interesit publik. Ata theksuan se dëshirojnë një Shqipëri ku të rinjtë të kenë perspektivë, ku ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe ku pasuritë kombëtare të mbrohen në interes të qytetarëve.
Mërgata shqiptare në Zvicër ritheksoi se mbetet e lidhur me zhvillimet në vendlindje dhe se do të vazhdojë të shprehë solidaritetin e saj me çdo nismë qytetare që synon forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe mirëqenies së qytetarëve.
Përmes kësaj proteste paqësore, pjesëmarrësit dërguan mesazhin se zëri i qytetarëve nuk njeh kufij dhe se kërkesa për ndryshim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë vazhdon të bashkojë shqiptarët kudo që jetojnë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026

















