Kosova

Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, pesë persona përfundojnë në mbajtje

Një mosmarrëveshje mes pesë shtetasve kosovarë eskaloi në përleshje fizike në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Një incident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku pesë persona janë përfshirë në një rrahje, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes pesë shtetasve kosovarë, e cila më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me shkaqet e incidentit, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./Albinfo.ch