Kosova
Alarm në Kosovë: Mosha e përdorimit të drogës ka rënë në 16 vjeç
Mbi 35 mijë përdorues droge në Kosovë, alarm për rritjen te të rinjtë
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe organizata Labyrinth kanë ngritur alarmin për rritjen e përdorimit të substancave narkotike tek fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, duke kërkuar veprim urgjent nga institucionet përgjegjëse, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve që bien pre e drogës. Vlerësohet se numri i përgjithshëm i përdoruesve të substancave narkotike ka kaluar 35 mijë, ndërsa çdo vit po shtohet edhe numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të përfshirë.
Të dhënat e Labyrinth tregojnë se mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ka rënë nga 18 vjeç në vitin 2018 në vetëm 16 vjeç në vitet e fundit.
Marihuana mbetet droga më e përdorur në vend, ndërsa organizatat shprehen të shqetësuara edhe për rritjen e përdorimit të kokainës në popullatën e përgjithshme, si dhe për shtimin e rasteve të përdorimit të heroinës në disa komunitete.
Sipas KOMF dhe Labyrinth, faktorët që i shtyjnë të rinjtë drejt drogës përfshijnë disponueshmërinë e substancave narkotike, traumat në fëmijëri, mungesën e informimit për rreziqet, presionin shoqëror dhe kureshtjen.
Organizatat theksojnë se Kosova ende nuk ka shërbime të mjaftueshme parandaluese dhe rehabilituese për fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa profesionistët përballen me mungesë të ekipeve të specializuara, kapaciteteve dhe programeve për trajtimin e rasteve.
Për këtë arsye, ato u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e ndërgjegjësimit, zhvillimin e programeve parandaluese dhe krijimin e shërbimeve të specializuara për trajtimin e fëmijëve dhe adoleshentëve që përdorin substanca narkotike. Gjithashtu, kërkohet edhe mbështetje më e madhe për prindërit, në mënyrë që ata të kenë më shumë mundësi për t’i ndihmuar fëmijët e tyre. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër










