Kosova
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, VV-ja konfirmohet fituese me 53 mandate
Partitë dhe kandidatët kanë afat 48 orë për të paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor, duke konfirmuar ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.
Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 19.44 për qind të votave dhe 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 16.69 për qind dhe 18 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.74 për qind të votave dhe shtatë ulëse. Lista Serbe ka fituar 5.40 për qind të votave, duke siguruar nëntë mandate.
Me miratimin unanim të anëtarëve të KQZ-së, rezultatet përfundimtare u shpallën zyrtarisht.
Radoniqi njoftoi se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga shpallja e rezultateve.
Afati për paraqitjen e ankesave ka nisur sot në orën 12:00 dhe përfundon të hënën në të njëjtën orë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit














