Lajme
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
OBSH paralajmëron se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa temperaturat rekord vazhdojnë të godasin kontinentin
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se më shumë se 1.300 vdekje shtesë janë regjistruar në Evropë që nga 21 qershori, si pasojë e valës ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të kontinentit, transmeton albinfo.ch.
Temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa vende evropiane, duke ushtruar presion të madh mbi spitalet, shërbimet emergjente dhe sistemet shëndetësore. Më të rrezikuarit mbeten të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata që jetojnë vetëm.
Franca është ndër vendet më të prekura, ku autoritetet raportojnë rreth 1.000 vdekje shtesë, ndërsa edhe Gjermania, Polonia, Çekia dhe Hungaria kanë regjistruar temperatura rekord dhe pasoja serioze nga i nxehti ekstrem.
OBSH u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kujdesen veçanërisht për grupet më të cenueshme. Sipas meteorologëve, në disa pjesë të Evropës pritet një lehtësim i përkohshëm i motit, por temperaturat e larta do të vazhdojnë të prekin rajone të tjera në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit











