Lajme
Protestuesi i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në Nju Jork
Një burrë i vuri flakën vetes mbrëmjen e së enjtes pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, në një akt proteste që dyshohet se lidhet me çështjen e Tibetit, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të East 43rd Street me First Avenue. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale dhe mediave lokale, protestuesi vendosi fillimisht në trotuar një flamur që lidhet me qeverinë tibetiane në mërgim, e më pas i vuri flakën vetes.
Pamjet nga kamerat e sigurisë së OKB-së tregojnë momentin kur ai vendos flamurin përpara se të kryejë aktin. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Bellevue, ku ndodhet në gjendje kritike.
Autoritetet thanë se në vendin e ngjarjes u gjetën dokumente me mbishkrimin “Kina jashtë Tibetit”. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa flamuri i vendosur nga protestuesi mbeti në trotuar për rreth një orë pas ngjarjes.
Tibeti u vu nën kontrollin e Kinës në vitin 1951, një veprim që Pekini e cilëson si “çlirim paqësor”. Flamuri i përdorur në protestë lidhet me kryengritjen e dështuar tibetiane të vitit 1959, pas së cilës u krijuan parlamenti tibetian dhe qeveria në mërgim në Indinë veriore.
Kina nuk e njeh këtë administratë dhe këmbëngul se Tibeti ka qenë pjesë e territorit të saj që nga shekulli i 13-të. Nga ana tjetër, Dalai Lama ka deklaruar se Tibeti ishte një shtet i pavarur në kohën kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze hyri në rajon. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Katër firma zvicerane midis 100 kompanive më të mira Kapitalizimi i kombinuar i tregut të 100 kompanive më të vlefshme të listuara në botë u... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Rriten çmimet për teleferikun e njohur malor në Zvicër, banorët do të paguajnë më shumë -
Aeroportet zvicerane paralajmërojnë radhë të gjata gjatë sezonit veror -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës














