Lajme
Aeroportet zvicerane paralajmërojnë radhë të gjata gjatë sezonit veror
Fluksi i madh i udhëtarëve dhe kontrollet e reja biometrike në kufi pritet të shkaktojnë pritje më të gjata, sidomos për pasagjerët që udhëtojnë jashtë zonës Schengen.
Tre aeroportet kryesore të Zvicrës – Cyrihu, Gjeneva dhe EuroAirport Basel – u kanë bërë thirrje udhëtarëve të përgatiten për pritje më të gjata gjatë muajve të verës, për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve dhe zbatimit të sistemit të ri evropian të kontrollit kufitar Entry/Exit System (EES), përcjell albinfo.ch.
Paralajmërimi vlen veçanërisht për personat që udhëtojnë drejt ose vijnë nga vende jashtë zonës Schengen, pasi ata do t’i nënshtrohen kontrolleve të reja biometrike në hyrje dhe dalje.
Aeroporti i Cyrihut njofton se gjatë ditëve më të ngarkuara priten mbi 110 mijë pasagjerë në ditë. Autoritetet këshillojnë udhëtarët të përfitojnë nga shërbimet automatike për të shmangur pritjet e panevojshme dhe të mbërrijnë në aeroport me kohë.
Edhe EuroAirport Basel pret një rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve gjatë javëve në vijim. Drejtuesit e aeroportit rekomandojnë që pasagjerët të paraqiten të paktën dy orë para nisjes së fluturimit, pasi pritjet në pikat e kontrollit pritet të jenë më të gjata se zakonisht.
Ndërkohë, Aeroporti i Gjenevës këshillon pasagjerët të mbërrijnë tre orë para fluturimit, veçanërisht gjatë fundjavave, kur trafiku ajror është më i lartë. Gjatë korrikut dhe gushtit, nga Gjeneva do të operohen më shumë se 120 destinacione direkte nga rreth 50 kompani ajrore.
Përveç sezonit të ngarkuar turistik, sfidë shtesë mbetet sistemi i ri EES, i cili regjistron në mënyrë biometrike udhëtarët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe EFTA-s. Pasagjerët duhet të skanojnë pasaportën, të fotografohen dhe të japin katër gjurmë gishtash në kioskat e posaçme në aeroport.
Sipas Aeroportit të Cyrihut, në disa raste pritjet në radhët për kontrollet EES kanë kaluar një orë, ndërsa në Gjenevë autoritetet pranojnë se koha e pritjes është rritur, megjithëse sistemi funksionon normalisht.
Ekspertët e aviacionit paralajmërojnë se kombinimi i sezonit veror me kontrollet e reja kufitare mund të sjellë vonesa në shumë aeroporte evropiane. Për këtë arsye, aeroportet zvicerane u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të kontrollojnë paraprakisht oraret dhe njoftimet e kompanive ajrore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër Jeton Zena ndan përvojën e tij të çmuar, këshilla praktike dhe një mesazh të fuqishëm motivimi... -
Rriten çmimet për teleferikun e njohur malor në Zvicër, banorët do të paguajnë më shumë -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Formula fituese e Yakinit dhe Xhakës vazhdon të japë rezultate -
Federata e Zvicrës nderon Granit Xhakën për 150 paraqitje me kombëtaren













