Kosova
Kolona deri në 3.5 kilometra në Vërmicë, Shqipëria po regjistron hyrjet e udhëtarëve
Qendra për Menaxhimin Kufitar njofton se pritjet janë krijuar në dalje të Kosovës për shkak të regjistrimit të qytetarëve nga autoritetet shqiptare.
Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se janë krijuar kolona të gjata automjetesh në dalje të Kosovës, në drejtim të Shqipërisë, për shkak të procedurave të regjistrimit të hyrjeve nga autoritetet shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, kolonat kanë arritur deri në 3.5 kilometra, ndërsa situata është evidentuar që nga ora 04:00 e mëngjesit.
“Ju informojmë se sot nga ora 04:00 e në vazhdim, në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 kilometra, pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin Kufitar.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, për informacione shtesë lidhur me gjendjen në pikat kufitare, të kontaktojnë Qendrën për Menaxhimin Kufitar në numrat e publikuar zyrtarisht.
Pritjet pritet të vazhdojnë derisa të normalizohet fluksi i automjeteve dhe të përshpejtohen procedurat e kalimit në kufi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Klimatologu i ETH Zurich, Reto Knutti, paralajmëron se ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat me afro 3... -
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër












