Lajme

Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!

Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka zyrtarizuar formacionin titullar, duke sjellë një surprizë të madhe për mesfushën e “Natit”, ttansmeton albinfo.ch.

​Për shkak të dëmtimit të papritur në gju të yllit të ri Johan Manzambi, trajneri ka vendosur t’i besojë talentit shqiptar Ardon Jashari, i cili do të startojë nga minuta e parë në mesfushë krah kapitenit legjendar Granit Xhaka.

​Kjo lëvizje krijon një dyshe të fortë shqiptare në zemër të formacionit zviceran, të cilët do të kenë detyrën e vështirë për të diktuar lojën përballë një Kolumbie tejet agresive dhe me yje si James Rodríguez e Luis Díaz.

​Përveç aktivizimit të Jasharit, Yakin ka bërë edhe një ndryshim tjetër duke futur Fabian Rieder në vend të Ruben Vargas, i cili po ashtu nuk është në gjendje 100% fizike. Mbrojtja udhëhiqet nga Manuel Akanji, ndërsa Denis Zakaria do të rreshtohet sërish si mbrojtës i djathtë.

​Nga ana tjetër, Kolumbia ka humbur sulmuesin Córdoba për shkak dëmtimi, dhe vendin e tij e ka zënë Luis Suárez, bomberi i ligës portugeze.

​Formacioni Zyrtar i Zvicrës:

​Portier: Gregor Kobel

Mbrojtës: Denis Zakaria, Nico Elvedi, Manuel Akanji, Ricardo Rodríguez

Mesfushorë: Ardon Jashari, Granit Xhaka (C), Remo Freuler

Sulmues: Dan Ndoye, Breel Embolo, Fabian Rieder