Portrete të firmave
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri
Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi AG shënoi 20-vjetorin e themelimit me një udhëtim të veçantë në Kosovë dhe Shqipëri për punonjësit e saj.
Nën drejtimin e CEO-së, Qahil Emini, kompania vendosi që këtë jubile ta festojë jo vetëm duke reflektuar mbi sukseset e arritura, por edhe duke shpërblyer ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Gjatë udhëtimit, punonjësit vizituan disa nga destinacionet më të bukura në Kosovë dhe Shqipëri, duke njohur nga afër trashëgiminë kulturore, peizazhet natyrore dhe mikpritjen shqiptare. Një ndër përvojat më mbresëlënëse ishin ecjet në natyrë në Gjakovë dhe në Valbonë, të cilat u kthyen në momentet kulmore të këtij organizimi.
Përmes këtij udhëtimi, Emi AG synoi të forcojë edhe më tej frymën e bashkëpunimit dhe lidhjen mes anëtarëve të ekipit. Atmosfera pozitive, momentet e përbashkëta dhe kujtimet e krijuara dëshmojnë se suksesi i një kompanie ndërtohet mbi njerëzit që punojnë me përkushtim çdo ditë.
“Duke punuar së bashku, duke ndarë përvoja dhe duke krijuar kujtime të bukura, ndërtojmë një ekip edhe më të fortë”, është mesazhi që përcolli kompania me rastin e këtij jubileu.
Emi AG shprehet optimiste për të ardhmen, duke synuar që vitet e ardhshme të sjellin projekte të reja, zhvillim të mëtejshëm dhe suksese të reja, gjithmonë me punonjësit në qendër të vëmendjes.
FOTO GALERI:
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve














