Muzikë
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si Café Central, Gerstner dhe Sisi Braun, duke promovuar artin shqiptar në zemër të Austrisë.
Një tjetër histori suksesi nga diaspora shqiptare vjen nga Austria. Zakir Popaj, pianist profesionist me prejardhje shqiptare, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Vjenë, duke performuar në disa prej kafeneve më prestigjioze të kryeqytetit austriak.
I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, Popaj ka kultivuar ndër vite një profil të spikatur artistik, të bazuar në interpretimin pianistiko dhe performancat live. Përkushtimi i tij ndaj muzikës i ka mundësuar të fitojë përvojë të gjerë në skenën kulturore vjeneze, ku interpreton për një publik vendas dhe ndërkombëtar.
Aktualisht, ai performon në ambiente ikonike si Gerstner, Café Central dhe Sisi Braun, të njohura për traditën e pasur kulturore dhe atmosferën elegante, duke u bërë pjesë e përditshme e jetës artistike të Vjenës, shkruan albinfo.at.
Repertori i Zakir Popajt përfshin një ndërthurje të muzikës klasike dhe asaj bashkëkohore, të përshtatur sipas ambientit dhe publikut. Interpretimet e tij krijojnë një atmosferë të veçantë për vizitorët, duke e bërë muzikën një pjesë të pandashme të përvojës në këto lokale të njohura.
Përveç angazhimeve të tij në Austri, Zakir Popaj është i njohur edhe si pianist shoqërues i shumë këngëtarëve shqiptarë në koncerte dhe mbrëmje muzikore, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e muzikës shqiptare në diasporë./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë













