Kosova
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Leona Krasniqi dhe Griselda Stragu do të përfaqësojnë me krenari komunitetin shqiptar në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në Belgjikë
Komuniteti shqiptar në Belgjikë do të ketë dy përfaqësuese në edicionin e ardhshëm të konkursit prestigjioz Miss Belgium 2027. Leona Krasniqi dhe Griselda Stragu, dy të reja me origjinë shqiptare, janë zyrtarisht pjesë e garës, duke synuar të shkëlqejnë në një nga skenat më të rëndësishme të bukurisë në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Leona Krasniqi, e cila do të përfaqësojë qytetin e Antwerpenit me kodin MA29, vlerësohet për karakterin e saj, përkushtimin dhe ambicien. Ajo e konsideron pjesëmarrjen në Miss Belgium si më shumë sesa një konkurs bukurie, duke e parë atë si një mundësi për të promovuar vlerat, kulturën dhe identitetin shqiptar.
“Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse për këtë mundësi. Për mua, Miss Belgium nuk është vetëm një konkurs bukurie, por edhe një platformë për të promovuar vlerat, kulturën dhe angazhimin e të rinjve në shoqëri. Mbështetja e komunitetit shqiptar do të thotë shumë për mua”, ka deklaruar Leona.
Ndërkohë, edhe Griselda Stragu, me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Belgjikë, është konfirmuar si kandidate në Miss Belgium 2027. Ajo synon të përfaqësojë me dinjitet rrënjët e saj shqiptare, duke dëshmuar se bukuria shkon përtej pamjes së jashtme dhe se puna, përkushtimi dhe vetëbesimi janë çelësi i suksesit.
Për Griselda Stragun, kjo garë është një mundësi për të promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në një skenë prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa rrugëtimi i saj pritet të ndiqet me interes nga komuniteti shqiptar në Belgjikë dhe më gjerë.
Pjesëmarrja e dy shqiptareve në Miss Belgium 2027 vjen në një kohë kur të rinjtë shqiptarë po shënojnë suksese të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës publike, profesionale dhe kulturore, duke dëshmuar integrim të suksesshëm dhe potencial të lartë, transmeton tutje albinfo.ch.
Familjarë, miq dhe bashkatdhetarë kanë bërë thirrje për mbështetje, duke ftuar shqiptarët në Belgjikë dhe diasporë që të votojnë për kandidatet shqiptare dhe t’i ndihmojnë në rrugëtimin drejt finales së Miss Belgium 2027.
Për Leonën, votimi mund të bëhet përmes platformës zyrtare të Miss Belgium ose me SMS duke dërguar kodin MA29 në numrin 6665.
Me elegancën, talentin dhe vendosmërinë e tyre, Leona Krasniqi dhe Griselda Stragu synojnë të lënë gjurmë në konkursin Miss Belgium 2027, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve në Belgjikë dhe në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Oficeri i FSK-së në SHBA nderohet me dy çmime në kursin e Ushtrisë Amerikane Nëntoger Kushtrim Fazliu u vlerësua si oficeri ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike dhe për... -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më të riun e kishte futur në bagazh -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor, arsyeja kryesore për mbështetjen e sigurimeve zvicerane për paaftësinë Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional sipas skemës së sigurimit të paaftësisë u... -
Zvicra e para për besimin në institucione -
Aplikacioni i ri ndihmon aplikantët të përgatiten për provimin e shtetësisë zvicerane -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të kthehet në mënyra fitimprurëse -
Skema e kompensimit për fshatin zviceran të goditur nga rrëshqitjet e dheut po sfidohet











