Lajme
Tym në kabinë, avioni i SWISS bën ulje emergjente në SHBA
Fluturimi nga Cyrihu drejt Nju Jorkut u devijua dhe u ul në mënyrë emergjente në Bangor, pasi në kabinë u shfaq tym. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt.
Një avion i kompanisë ajrore SWISS, që po kryente fluturimin LX16 nga Cyrihu drejt Nju Jorkut, u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Bangor, në shtetin amerikan të Maine, pasi gjatë fluturimit u raportua prani tymi në kabinë.
Sipas kompanisë SWISS, ekuipazhi vendosi ta devijojë fluturimin si masë paraprake për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të stafit. Avioni u ul pa incidente dhe të gjithë personat në bord dolën të sigurt, përcjell albinfo.ch.
Pas uljes, pasagjerët u transferuan në një tjetër avion për të vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre në Nju Jork. Kompania bëri të ditur se po heton shkakun e shfaqjes së tymit në kabinë, ndërsa avioni është tërhequr për kontrolle teknike të detajuara.
Rasti shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa të dhënat e Flightradar24 tregojnë se avioni humbi mbi 22 mijë metra lartësi brenda pak minutash, një tregues se ekuipazhi e trajtoi situatën me seriozitet të lartë.
SWISS nuk ka raportuar për persona të lënduar dhe ka falënderuar ekuipazhin për reagimin profesional, duke theksuar se siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen në Kosovë, pasojnë reagimet nga Serbia Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile. Arrestimet... -
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
20 Minuten sjell nga afër atmosferën e një dasme kosovare me mbi 400 të ftuar -
Itali
Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet, funksionalizon sistemin e ri për pasaporta dhe letërnjoftime
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Vala e të nxehtit tërheq më shumë vizitorë në male Që nga fillimi i sezonit në fillim të majit deri në fund të qershorit, ka pasur... -
Zjarr i madh në kompaninë “Motorex” në Langenthal/BE -
Rekord në Zvicër, dronët shpëtojnë 7.590 këlyshë drerësh nga makinat kositëse -
Posta Zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri, qytetarët të kenë kujdes nga fletënjoftimet me kod QR -
Gjeneva përballet me mungesën më të madhe të banesave në 15 vitet e fundit











