Lajme
Ministria e Arsimit rikthen Rektorin e UP-së në punë
Në mbështetje të rektorit dolën të gjithë në Kosovë, përveç disa klaneve politike. Ministria e Arsimit menjëherë e shfuqizoi vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka shfuqizuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu. Vendimi i tij thuhet se është mbështetur në dispozitat ligjore që ai ka si ministër.
“Në mbështetje të dispozitave të ligjit për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës ka marr vendim të shfuqizoi vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për shkarkimin e Rektorit të UP-së”, thuhet në njoftimin Ministrisë.
Vendimi i ministrit Bajrami pason reagimet e mëdha që dolën nga bota akademike, nga mediet dhe shoqëria civile pas shkarkimit të rektorit Zejnullahu, i cili mori mbështetjen edhe nga diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë. Ai konsiderohet si reformator i UP-së, i cili ndaloi fillimisht pagat e dyfishta e më pas edhe avancimet pa publikime shkencore në revista ndërkombëtare.
Kundër implikimit të politikës në UP sot në Prishtinë po protestohet. Gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile, e po ashtu edhe qindra qytetarë janë mbledhur para ministrisë së Arsimit, për të kundërshtuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Në përkrahje të rektorit Ramadan Zejnullahu, ka dal edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një njoftimi. Në këtë letër të ASHAK-ut çmohet puna e rektorit për gjatë kohës sa ka ushtruar postin e rektorit, ndërsa vendimin e Këshillit Drejtues e quajnë arrogant.
“Në vend që të kishim mbështetje thelbësore për ndërmarrjet pozitive të Rektorit lidhur me stabilizimin e gjendjes, ne po përballemi me shkarkimin e tij si pasojë e një veprimi teknik të një grupi menaxherial, për më tepër, për një pjesë, të caktuar nga vetë Ministria, apo nën ndikim të drejtpërdrejtë të grupeve të interesit”, thuhet në reagimin e ASHAK-ut.
Akademikët i kërkuan ministrit ta shfuqizojë vendimin. “Nga institucionet përkatëse të Republikës kërkojmë që ta zmbrapsin këtë vendim arbitrar të Këshillit Drejtues dhe t’i japin mbështetje Rektorit dhe menaxhmentit në rrugën për tejkalimin e situatës së tensionuar”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit përmes këtij manifestimi synon t'u bëjë homazh të gjitha viktimave të zhdukjeve... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit përmes këtij manifestimi synon t'u bëjë homazh të gjitha viktimave të zhdukjeve... -
SNB: UBS mund të përballojë humbjet në një krizë -
Roche pretendon sukses në provën klinike për ilaçin kundër kancerit të mushkërive -
Rritet niveli i rrezikut nga zjarret në pyje në disa pjesë të Zvicrës -
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër











