Zhvillim
Urime, Kosovë!*
Edhe një hap më afër në rrugën drejt Evropës. Rrugë e nisur shekujve, momenti i ndijimit të saj tani. Akoma e gjatë. Akoma shumë detyra, shumë sfida, shumë përplasje. Akoma shumë ndërskamca nga vetja jonë, nga armiqtë tanë.
Vetvetja e panjohur, shtegu i panjohur i synuar e i ëndërruar edhe atëherë kur Evropa lozte lojën e saj me hile, derisa gjaku derdhej trevave shqiptare.
Kujtojmë Lojën e Londrës, ku Edward Grey tha: “Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin”.
Tani para pak ditësh i njohuri prof. Paul Landvai u shpreh se kishte kuptuar “lojën“ e vendosur të Kosovës për pavarësi. Ideologjia e paqes dhe “loja“ e vdekjes, pavarësia s’kishte alternativë. Të dyja bashkë mburojë e heshtë, njohje me “lojën“ karshi nesh, e gatuar në magjen e tyre fshehur deri sa pështyhej caku ynë. Caku, në trungun tonë, dhe të tyre.
“Për mua më e rëndësishmja është ndryshimi i jashtëzakonshëm, nuk pranuan jetën nën sundimin e huaj, edhe pse kanë problemet e tyre”.
Tani trungu filloi të ndiente krahët, jo vetëm me Përtejpaqësorin, mikun tonë atëherë kur duhej. Kur frymëmarrja ngufatej, kur emri harrohej e shpresa jo. Edhe sot, edhe dje. Muret ranë, po bien.
Rruga drejt Brukselit navigim kohe, i priu rruga e Qytetit të Dashurisë, e trasuar nga timat, dje e sot. Kush tha se futbolli është vetëm lojë! Urime, edhe më shumë! Fjala shqiptare mistikë magjike shekujve me Dijet e Vjetra gdhendur kode Piramidave pellazgo-Ilire akoma presin simbologët autoktonë. Këtu, sonte Aurola Morina, me zërin e saj magjik aq sa rrënjët tona. E mahnitshme!
Pak konjak, ju lutem!
Gëzuar!
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












