Lajme
Gjeneral Ostreni pritet t’ia marrë gjysmën e partisë Ali Ahmetit
Brime nga Shkupi konfirmojnë se partinë që drejton Ali Ahmeti, do ta lëshojnë rreth 60 për qind e strukturave udhëheqëse të saj
Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mund të shpartallohet edhe më shumë në pranverën e vitit 2016, kur janë parashikuar të mbahen zgjedhjet parlamentare. Brime nga Shkupi konfirmojnë se partinë që drejton Ali Ahmeti, do ta lëshojnë rreth 60 për qind e strukturave udhëheqëse të saj.
Sipas burime të “zhurnal” të gjithë fuqinë kadrovike BDI-së, pritet t’ia rrëmbej partia më e re “Uniteti” që drejtohet nga ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare në Maqedoni, Gëzim Ostreni. Ky kalim i 60 për qind të kuadrove, sipas të të njëjtit burim, do të ndodhë 45 ditë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2016.
“Kalimet masovike do të bëhen në koordinim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, thotë burimi, duke e arsyetuar se ky “kalim” ndodhë për shkak të dështimeve të mëdha dhe për politikën servile që ka luajtur BDI karshi qeverisë Gruevski.
Zhurnal mëson se faktori ndërkombëtar është i dëshpëruar pasi BDI, e cila gjatë 14 viteve të fundit nuk arriti të shkolloj lider të rinj shqiptar në Evropë dhe Amerikë, që sot të ishin si ekspert të gatshëm në fushën e financave, shëndetësisë, transportit, jurisprudencës, kulturës, ekologjisë, arsimit, pushtetit lokal…
Mungesa e një kuadri profesional ka bërë që shqiptarët në Parlament dhe Qeveri të jenë vetëm “kukulla” dhe dorë e zgjatur e partive maqedonase në pushte, thuhet më tej në njoftim.
Në anë tjetër, partia më të re shqiptare “Uniteti” e themeluar nga gjeneral Ostreni është duke e tronditur kampin politik shqiptar. Kjo parti premton se do të zotohet përfundimisht që shqiptarët në Maqedoni të mos jenë vegël e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, por të kenë peshë në vendimmarrje.
Me këtë “Uniteti” kërkon që të dekriminalizohet politika shqiptare e cila punon në favor të maqedonasve, sepse kjo politik shqiptarëve ju përgatitë kurthe plot 20 vite si ngjarja në “Lagjen e Trimave”, “Monstra”, “Sopoti” dhe raste tjera të montuara politike.
Ndryshe, sipas të njëjtit burim, gjashtë javë para zgjedhjeve BDI-në do ta braktisin Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Rafiz Aliti, Nazmi Beqiri, etj, ndërsa tashmë mospajtime të thella me partinë e Ali Ahmetit ka shfaqur edhe Ermira Mehmeti, aktivistja më e dalluar e kësaj partie. Ndërsa partisë Uniteti i është bashkuar tashmë Zulfi Adili-Komandant Qufa dhe disa zyrtarë të tjerë të BDI-së.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rritet niveli i rrezikut nga zjarret në pyje në disa pjesë të Zvicrës Të enjten, Zyra Federale për Mjedisin e ngriti rrezikun e zjarreve në pyje në pjesë të... -
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër -
Pse kjo kompani ajrore në Zvicër synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë? -
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së












