Lajme
Kosovë, Bruto Produkti Vendor, 3084 euro për banor
Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova ka një rritje të pamjaftueshme ekonomike në krahasim me të ardhurat kombëtare për kokë banori
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë për vitin 2014, është 3084 euro, apo në muaj 257 euro. këto të dhëna, tregojnë se Kosova ka një rritje të pamjaftueshme ekonomike në krahasim me të ardhurat kombëtare për kokë banori.
Këto të dhëna nxjerrin
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi ka theksuar se këto të dhëna tregojnë se Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme të rritjes ekonomike nga 6 deri në 8 për qind, për të frenuar thellimin e shkallës së papunësisë. Ndërkohë rritja ekonomike për vitin e kaluar ka qenë vetëm 1.2 për qind.
“Ne nuk duhet të reflektojmë jashtëzakonisht optimist nëse kemi rritje 1.2 për qind për arsye se totali i GDP-së së Kosovës është jashtëzakonisht i vogël dhe 1.2 për qind nëse e marrim në milion euro është një shumë simbolike në krahasim me vendet që kanë trilionë dollarë dhe atje 0.1 për qind rritje ekonomike me automatizëm nënkupton miliarda”, thekson Gashi, për REL.
Konsumi, tregon Gashi, është parametri kryesor makroekonomik i cili ndikon në rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, pastaj vijnë investimet, buxheti i shtetit. Por, ajo që më së shumti e ulë shkallën e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, sipas tij, është eksporti shumë i ulët në krahasim me importin.
“Për rritjen e GDP-së në Kosovë na nevojiten dy fusha prioritare, është shtimi i investimeve dhe prodhimtaria ose shërbimet vendore në raport me importin e jashtëzakonshëm. Nëse këta dy parametra i favorizojmë atëherë ne me automatizëm do të kemi rritje afatgjate ekonomike”, shton Gashi.
Të ardhurat për kokë banori, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, llogaritet të jetë shumë më e ulët se 257 euro në muaj për disa familje në Kosovë.
Kryetari Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se me të ardhurat mujore që kanë familjet në Kosovë, nuk arrijnë t’i përmbushin as nevojat elementare për jetë.
“Kjo varfëri në Kosovë disa familjeve iu pamundëson që të informohet, ai nuk ka mundësi të blejë as gazeta, nuk ka mundësi që të paguajë as internet. Janë shumë familje me 6 deri në 7 anëtarë që punon vetëm një prej tyre dhe ka një rrogë shumë të ulët. Të gjithë këta qytetarë vështirë se mund të kenë një standard të mirë jetësor”, shton Kaçaniku.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në -
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad










