Zhvillim
Gjilani, marrëveshje me “Caritas-in” e Zvicrës
Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Arsimit dhe “Caritas-i” zviceran, kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për mbështetjen për arsim, konkretisht Institucioneve Parashkollore
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen me “Caritas-in” e Zcicrës për periudhën 2015-2017, përmes së cilës do të mbështeten klasat parashkollore, duke u nisur nga furnizimi me pajisje moderne, trajnimin profesional për edukatorët “Të mësuarit dhe zhvillimi i fëmijës përmes lojës”, por edhe angazhimet në zhvillimin e strategjisë parashkollore në zbatimin e arsimit të detyrueshëm.
Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar “Caritas-in” zvicran, që në bashkëpunim me drejtorinë e Arsimit, nënshkruam partneritet bashkëpunimi për periudhën dy vjeçare, shkruan rajonipress.
“Sot Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Arsimit dhe “Caritas-i” zviceran, kanë nënshkruar marrëveshjen e partneritetit për mbështetjen për arsim, konkretisht Institucioneve Parashkollore. Falënderoj “Caritas-in” Zvicran për mbështetjen e vazhdueshme që po i bënë institucioneve të arsimit. Unë i kam siguruar që Gjilani për shkak të përqendrimit dhe prioritetit që ka në arsim, zotohet që ta përmbushë në interes të përgatitjes së gjeneratave më të reja, për ciklin shkollor dhe ciklin e jetës që i pret”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.
Ndërsa nga ana e tij, Kreshnik Basha, shef i “Caritas-it” zviceran në Kosovë, ka thënë se kjo organizatë do të mbështesë klasat parashkollore në shkollat e Gjilanit.
“Kjo marrëveshje parasheh mbështetjen në forma të ndryshme të klasave parashkollore. Poashtu, do të ofrohet edhe një trajnim i çertifikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, për edukatorët që janë të përfshirë në këtë cikël të arsimit. Theksoj se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit është i përkryer. Jemi të gatshëm që ta zgjerojmë këtë bashkëpunim edhe në vitet tjera. Në këtë Komunë, kjo do të jetë pakoja e dytë e ndihmave dhe nuk do të jetë e fundit, besojmë shumë se do të ketë edhe të tjera”, tha ai, pas nënshkrimit të marrëveshjes
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












