Lajme
Fluks i madh refugjatësh në Preshevë
Vetëm brenda 48 orëve të fundit, rreth 8 mijë refugjatë janë paraqitur në qendrat e regjistrimit në Preshevë
Fluksi i refugjatëve afro-aziatikë drejt Evropës po vazhdon me intezitete të shtuar. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit rreth 8 mijë refugjatë kanë arritur nga Maqedonia në qendrën e pranimit në Preshevë në jug të Serbisë. Këto të dhënë i ka publikuar koordinatori i Zyrës për të Rinjtë në Preshevë, Valon Arifi.
Të alarmuar me faktin se Maqedonia do të vendos mure kufitare në kufirin me Greqinë, refugjatët janë duke ardhur me nguti drejt Evropës me trena, autobusë, vetura dhe taksi, i ka thënë Arifi “Tanjug”-ut.
Ai ka theksuar se rreth 10 mijë refugjatë kanë kaluar nëpër Miratovc, pikën më të afërt në kufirin me Maqedoninë, dhe janë regjistruar atje gjatë 24 orëve të fundit pas protestave në Greqia. “Pasi është paralajmëruar një protestë në Greqi për të premten, presim një fluks më të ulët refugjatësh në tre ditët e ardhshme, pas së cilës vala e refugjatëve pritet të ngritët në një total prej 20 mijë njerëzve”, ka thënë Arifi.
Ndryshe, mediet nga lugina raportojnë se në Stacionin Hekurudhor në Preshevë, ardhja e refugjatëve sa vjen e shtohet, edhe rruga që shpie deri tek pranimi i refugjatëve është e bllokuar, e qytetarët shfrytëzojnë rrugë alternative për të lëvizur në drejtime të ndryshme komunale.
Banorët që jetojnë në këtë bashkësi lokale janë shprehen të zhgënjyer në njërën anë dhe tek ata ka dozë dhembjeje në anën tjetër. “Kudo papastërti, zhurmë, me një fjalë nuk kemi rahati në shtëpitë tona deri në orët e vona të mbrëmjes”, shprehen banorët që jetojnë afër Stacionit hekurudhor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën











