Integrimi
Praktikantet nga Kosova, darkë falënderuese për Zvicrën në përmbyllje të praktikës
Në shenjë falënderimi, në përmbyllje të misionit të tyre kanë vendosur të shtrojnë darkë tradicionale shqiptare, duke falënderuar në këtë mënyrë nga afër realizuesit e projektit, zviceranë dhe kosovarë
Në përfundim të praktikës së tyre katërmujore të ralizuar në shtëpitë e pleqve në Cyrih, praktikantet nga Kosova falënderojnë realizuesit e projektit zviceran-kosovar.
Marrëveshja e parë e nënshkruar mes dy shteteve, Zvicrës dhe Kosovës përmes të cilës tetë infermiere nga Kosova patën fatin të kryejnë praktikën e tyre profesionale në Zvicër, duket se ka sjellë rezultate të kënaqshme për të dy palët.
Praktikantet shprehen të kënaqura me përvojën e fituar në Zvicër.
“Si qëllimi i projektit ashtu dhe ambiciet tona kanë qenë që gjatë këtij katërmujori të përvetësojmë sa më shumë praktika profesionale të cilat do t`i bartim më tutje te kolegët tanë në Kosovë”, thotë me këtë rast për albinfo.ch njëra ndër pjesëarrëset, Adelina Lahu.
“Ne si grupi i parë jemi përpjekur të japim maksimumin nga vetja që përmes njohurive tona profesionale dhe gjuhësore ta përfaqësojmë në mënyrë sa më te denjë vendin tonë, dke treguar se edhe ne kemi kuadro të forta, të përgatitura profesionalisht dhe në të njëjtën kohë ndoshta të hapim dyert e bashkëpunimit në mes dy shteteve”, thotë më tutje Adelina.
Praktikantet, në shenjë falënderimi, në përmbyllje të misionit të tyre kanë vendosur të shtrojnë darkë tradicionale shqiptare, duke falënderuar në këtë mënyrë nga afër realizuesit e projektit, zviceranë dhe kosovarë. Njëherësh kjo darkë ka qenë rast për t`i njohur miqtë zviceranë me mikpritjen dhe traditat kosovare,
Të ftuar në këte darkë ishin konsulli i Kosovës në Cyrih, dr. Salih Sefa, udhëheqësi për përkujdesje i qytetit të Crihut, z. Zaug dhe znj Gaun, pastaj dr. Bahri Rexha, bashkëpunëtor dhe iniciator i projektit si dhe Gani Muslijaj etj.
Të dyja palët në bashkëbisedimin që u bë gjate kesaj mbrëmjeje u shprehën shumë të kënaqur me realizimin e kësaj marrëveshjeje.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit













