Lajme
Edhe një shqiptar vritet në Siri
Sipas medieve shqiptare, i vrari quhej Mariglen Dervishllari dhe është vrarë dy javë më parë. Ai është nga rajoni i Pogradecit
Edhe një shqiptar nga rajoni i Pogradecit, është vrarë në Siri, si pjesëtarë i xhiahadistëve të shtetit Islamik ISIS. Sipas medieve shqiptare, ai quhej Mariglen Dervishllari dhe është vrarë dy javë më parë. Informacion për vdekjen e tij i është dhënë Shërbimit Informativ Shtetëror nga partnerët ndërkombëtar.
Dervishllari, i cili ishte rekrutuar dhe dërguar në Siri nga imamët shqiptarë, të dyshuar dhe të mbajtur nën kontroll nga Shteti shqiptar, raporton gazeta shqip.
Burimet thonë se Dervishllari është larguar nga Shqipëria më 24 tetor të vitit 2014 nga aeroporti i Rinasit me destinacion Turqinë dhe më pas në Siri. Ndërkohë, në dosjen që prokuroria për krime të rënda disponon, thuhet se Dervishllari udhëtimin e parë drejt Sirisë e ka bërë më 28 janar 2013 së bashku me shtetasin Besmir Cake dhe dy shokët tashmë të vrarë Hamit Muslija dhe Bledian Hamzai.
Gjatë udhëtimit të parë në Siri, mësohet se Dervishllari është plagosur çka e ka detyruar të kthehet në Shqipëri me 12 maj të 2013 nëpërmjet pikë kalimit kufitarë të Qafë Thanës së bashku me disa shtetas nga Kosova. Pas mjekimit, Dervishllari është larguar përsëri drejt Sirisë ku tashmë policia e shtetit thotë se ka gjetur vdekjen.
Ndryshe, që nga fillimi i luftës qytetare në Siri, dhjetëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia janë vrarë në Siri e Irak, si pjesëtar të ISIS. Kjo e fundit është shpallur si organizatë terroriste dhe gati gjithë bota është mobiluar kundër tyre, për shkak të krimeve që po i bën ndaj popullsisë civile.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










