Lajme
Mishi i pulës, nga Brazili e SHBA
Gjatë një dekade, më shumë se 350 milionë kilogramë mish pule është importuar nga Brazili dhe SHBA në Kosovë. Sipas ekspertëve ky mish është si sigurt
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit janë importuar më shumë se 350 milionë kilogramë produkte të mishit të pulës në Kosovë, i cili ka ardhur kryesisht nga Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ky import e ka zëvendësuar mungesën e prodhimit vendor me mish të pulës.
Këto statistika i bërë të ditur Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës. siç ka deklaruar ai për Kpress, brenda një viti importohen 33-35 milionë kilogram mish pule me vlerës, 35 milionë euro.
”Kjo statistikë ka mbet e njëjtë që nga viti 2011. Nuk kemi ulje të importit të mishit të pulës. Normalisht edhe taksat të cilat paguhen për këtë kanë mbet përafërsisht të njëjta se nuk ka pasur luhatje të çmimeve në tregjet botërore të këtij produkt… Pra, të themi me një fjalë dhjetë vitet e fundit Kosova ka importuar mish të pulës në sasi mbi 350 milionë kilogramë”, tha Stavileci.
Origjina e këtij mishi, sipas tij, është kryesisht mbi 80 për qind prej kontinentit amerikan, respektivisht prej SHBA-ve dhe Brazilit.
“Nuk kemi pa ndonjë rënie të importit nëse merret si statistikë prej 2011, ku kemi pasur 34 milionë kilogram import të mishit të pulës. Tani në 2015 ende pa përfunduar viti jemi në 32 milionë kilogram. Pra, përafërsisht është sasia e njëjtë e importit”, deklaroi Stavileci.
Ndërsa, Lamir Thaçi zëdhënës i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit thotë se siguria e mishit të bardhë të pulës është në rregull. “Gjitha produktet që hynë në Kosovë fillimisht kontrollohen nëpër pikat kufitare. Aty vërtetohet siguria e produkteve përmes dokumentacionit dhe kontrollit që ushtrohet nga inspektorët…”, tha ai.
Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, pranojnë se numri i fermave që merren me therjen e pulave është i vogël.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” Qeveria e Zvicrës ka përshkruar jo vetëm anët negative që sheh nëse nisma “Jo 10 milionëve”... -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues












