Lajme
A do ta shfuqizojë Thurgau taksën mbi pronën?

Në kantonin Thurgau po zhvillohet një debat i nxehtë: A duhet të hiqet taksa mbi pronën, e cila paguhet nga të gjithë pronarët që nga viti 1971? Çështja ka mbërritur në referendum pas kundërshtimeve të krahut të majtë dhe të gjelbër, pasi parlamenti kantonal votoi për shfuqizimin e saj.
Aktualisht, taksa u kushton pronarëve rreth 300 deri në 500 franga në vit dhe bazohet në vlerën e tatueshme të pasurisë. Me një normë prej vetëm 0,5 për mille, Thurgau renditet ndër kantonet me taksat më të ulëta në Zvicër.
Sipas mbështetësve të shfuqizimit, taksa mbi pronën përbën një formë taksimi të dyfishtë, pasi prona tashmë taksohet në kuadër të taksës mbi pasurinë. Ata theksojnë gjithashtu se mungesa e mundësisë për të zbritur borxhet hipotekare e bën taksën të padrejtë e të rëndë për shumë pronarë. “Drejtësia nënkupton të mos taksosh dy herë të njëjtën pasuri,” deklaron këshilltari kantonal Mathias Tschanen (SVP), transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kundërshtarët paralajmërojnë për pasojat financiare. Të ardhurat nga kjo taksë, që në vitin 2024 kapën shifrën e 36 milionë frangave për kantonin dhe komunat, do të mungonin në buxhet. Këshilltari kantonal Felix Meier (SP) argumenton: “Është e drejtë që të gjithë të kontribuojnë proporcionalisht në të mirën e përbashkët.”
Në rast të miratimit të shfuqizimit, taksa do të hiqet vetëm më 1 janar 2029, duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare të kantonit.
Vendimi i fundit mbetet në duart e votuesve të Thurgaut.
E-Diaspora
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër Është një javë e mbarë për gratë lidere shqiptare. Në këto ditë kur pritet që Presidentja...
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
Jeta në Zvicër
-
Hotelet në Zvicër me bilanc pozitiv Megjithatë, përshtypja e përgjithshme e favorshme është lënë në hije nga rritja e kostove, mungesa e...
-
Qeveria zvicerane “vendos kufizime” për lëvizjen e lirë
-
“Po” e qartë për taksën kantonale për qentë në Solothurn
-
A po bëhet Zvicra strehë për qytetarët e Rajhut?
-
Plani i qeverisë zvicerane për të inkurajuar daljen në pension të mëvonshëm