Bota
A do të hiqen emrat e banorëve nga zilet e derës?!
Pëderisa me disa vende fqinje, shenjat e emrave të banorëve pranë ziles janë hequr, për të mbrojtur privatësinë, në Zvicër emri mbetet i detyrueshëm.
Në Vjenë, një qiramarrës është ankuar tek kompania e tij e menaxhimit të pronës komunale, “Wiener wohnen” (menaxhuesja më e madhe e pronës komunale në Europë), se ai ndjehet se i është shkelur privatësia e tij për shkak të emrit të tij në zilen e banesës.
Administrata ka marrë informatë nga qyteti i Vjenës se kombinimi i mbiemrit dhe numri i banesës kanë shkelur rregulloren e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Kompania reagoi ndaj kësaj informate dhe menjëherë i hoqi shenjat nga të gjitha 220,000 banesat në Vjenë. Tani, në vend të emrave janë shënuar numra. Edhe në Gjermani, një shoqatë e pronarëve të patundshmërive ka rekomanduar që 990.000 anëtarët e saj, të marrin parasysh dëshirat e qiramarrësve. Arsyeja për këtë ishte një shkelje e mundshme e Rregullores së BE-së për mbrojtjen e të dhënave, ka shkruar “Zeit Online”, informon Albinfo.ch.
Avokati nga Cyrihu, Martin Steiger, një ekspert për Ligjin e mbrojtjes së të dhënave, mund edhe të imagjinojë se njerëzit e pambrojtur do të donin të heqnin dorë nga një shenjë me emrin e tyre në zilet apo në kutitë postare. Atij i shkon mendja tek viktimat e stalkingut, mirëpo shenja e emrit në derë është e paraparë ligjërisht.
Në rast emergjence, ai ka pohuar se ambulanca do të mund të ketë vështirësi për gjetjen e një personi në nevojë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











