Turizëm
A do të ketë pushime këtë verë në jug të Shqipërisë
Saranda është e gatshme të presë turistët, edhe pse rregullat do të ndryshojnë këtë vit
Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alket Hyseni, tha se situata e krijuar nga koronavirusi ka ndikim negativ në turizëm, por Saranda është zonë e gjelbër dhe situata do të jetë e favorshme për turistët.
Duke u ndalur te turizmi, Hyseni u shpreh se do të fillojë puna në jug shumë shpejt dhe plazhet shqiptare do të mbushen plot me shqiptarë dhe të huaj, shkruajnë mediat shqiptare.
“Le të shpresojmë që në jug të fillojë puna sa më shpejt. Saranda fatmirësisht është zonë e gjelbër. Unë shpresoj e besoj se këtë vit, Saranda do të mbushet plot me qytetarë nga Shqipëria e jashtë saj. Unë uroj që në kulmin e sezonit të jemi në plazhe. Duhet kujdes, që të mund të shikojmë plazhet”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Hyseni tha se masat janë të rëndësishme dhe fal tyre, Shqipëria ka regjimin më të mirë të mundshëm ndaj koronavirusit.
Dhërmiu, perla e jugut
Fshati i Dhërmiut, prej nga merr emrin edhe bregdeti, ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. I vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve , midis gjelbërimit të ullinjve, fshati ka një bukuri madhështorë.
Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tri lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi.
Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltër dhe i pastër i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. I mbrojtur nga veriu nga gadishulli i Karaburunit, fshati është tepër tërheqës edhe në periudhën e dimrit, pa vënë në dyshim atë të verës që tërheq edhe më shumë turistët. I cilësuar si një nga perlat e Rivierës shqiptare është pa dyshim nga vendet më tërheqëse të Shqipërisë, siç njihet edhe shumë guida turistikë të vendit dhe të huaja.
Shpella e Piratëve është një shpellë e bërë e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi i Kinostudios “Shqipëria Sot” me të njëjtin titull. Mund të arrihet nga deti dhe toka. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr “ngjyrën e verës“ (Homer), Shpella e Piratëve, ruan vlera të rëndësishme turistike, që të sjellin në kohërat e Mesjetës.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













