Kosova

A do të vendosen masa të reja në Kosovë?

Masat e reja anti-Covid të vëna nga Qeveria e Kosovës duket se nuk po japin efektin e duhur

Këto masa janë të vlefshme deri më datën 13 të këtij muaj, derisa ndryshimi i tyre mund të ndodhë para kohës së paraparë.

Në një prononcim për GazetaBlic, infektologu kosovar, Salih Ahmeti, ka thënë se gjithçka varet nga propozimet e institucioneve relevante dhe se grupi i ekspertëve duhet t’i bëjë analizat konkrete para se të marrin ndonjë vendim.

“Në momentin e parë që ftohemi për të analizuar situatën pandemike në vend, si infektologë do t’i bashkohemi grupit të ekspertëve. Realisht, IKSHPK duhet t’i propozojë masat, nëse është e nevojshme, e pastaj organet kompetente do të vendosin. Ajo që është e rëndësishme, secila masë duhet të analizohet”, tha ndër të tjera Ahmeti.