Ukraina

A do t’i lëshojë Ukraina territor Rusisë?

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, deklaroi se Ukraina duhet t’i lëshojë territor Rusisë, në mënyrë që lufta të marrë fund.

Deklaratën Kissinger e dha gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik të Davosit të hënën. Sipas tij, shumica e ukrainasve janë kundër luftës, e cila tashmë po hyn në muajin e katërt.

Kissinger u kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit të mos kërkojnë një humbje të turpshme për Rusinë në Ukrainë, duke paralajmëruar se kjo mund të përkeqësojë stabilitetin afatgjatë të Europës.

Ai i kërkoi Perëndimit që të detyrojë Ukrainën që të pranonjë negociatat me një “status quo ante”.

“Negociatat duhet të fillojnë në dy muajt e ardhshëm përpara se të krijojë trazira dhe tensione që nuk do të kapërcehen lehtë. Në mënyrë ideale, vija ndarëse duhet të jetë një kthim në status quo ante”, tha Kissinger.

“Status quo ante”, i përmendur nga Kissinger, i referohet rivendosjes së situatës para luftës, në të cilën Rusia kontrollonte zyrtarisht Krimenë dhe joformalisht dy rajonet më lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk./Euronews