Lajme
A duhet të mbyllet Gjermania?
Situata me pandeminë në Gjermani është përkeqësuar shumë, kësisoj ka pasur thirrje për një bllokim, mirëpo Qeveria e Gjermanisë refuzoi të mbështesë këto thirrje të premten.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar se kontaktet mes njerëzve duhet të reduktohen në masë të madhe, duke paralajmëruar se “situata është dramatikisht serioze, madje më serioze se në çdo periudhë të pandemisë”.
Mirëpo, Spahn ka refuzuar të thoshte nëse do të mbështeste kufizimet e përgjithshme të llojit të parë gjatë fazave të mëparshme të pandemisë, kur shkollat, dyqanet jothelbësore dhe fusha të tjera të jetës publike ishin mbyllur.
Agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani ka thënë se 76,414 raste të tjera u raportuan në 24 orët e fundit, që shënon sërish një rekord të ri të rasteve pozitive.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












