Tematike
Pandemia në Zvicër do të përfundojë deri në Krishtlindje?
"Është absolutisht e mundur që të festojmë Krishtlindjen pa masa kufizuese, nëse ofensiva e vaksinimit ka sukses", thotë Speiser nga Universiteti i Lozanës
Detyrimi për të treguar certifikatën e vaksinimit mund të hiqet në çdo kohë në rast se kuota e vaksinimit në muajt e mbetur të vitit rritet në mënyrë të ndjeshme, thotë kryeshefi zviceran i vaksinimit, Christoph Berger, shkruan 20minuten.ch.
Një imunolog shprehet ngjashëm dhe me këtë rast ka në mendje Krishtlindjen, si kohë e rënies së detyrimit në fjalë.
Rreth 57 për qind e popullsisë së përgjithshme në Zvicër aktualisht janë të vaksinuar plotësisht, transmeton albinfo.ch. Me një ofensivë vaksinimi, për të cilën janë ndarë 150 milionë franga, Këshilli Federal dëshiron të zbusë “bërthamën e fortë” të të pavaksinuarve.
Ndër të tjera, 1700 këshilltarë duhet të kërkojnë dialog, edhe në formë vizitash në shtëpi, me personat ende të pavaksinuar.
“Është mjaft e mundur dhe ne shpresojmë që do të arrijmë të rrisim shkallën e vaksinimit me dhjetë deri në 15 për qind deri në janar, në mënyrë që certifikata Covid dhe detyrimi për maskë të mos jenë më të nevojshme”, thotë Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e vaksinimit (EKIF).
Vaksinimet përforcuese (vaksina e tretë) nuk janë në rend dite tani. “Edhe kur të jenë, vaksinimet përforcuese sjellin diçka për grupe të caktuara, në të cilat mbrojtja nga vaksinimi nuk është më plotësisht e disponueshme”.
Sipas Berger, Danimarka është një model i përshtatshëm për Zvicrën, ku janë vaksinuar aq shumë njerëz sa që janë hequr të gjitha kufizimet për koronën, që nga 10 shtatori.
“Ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër fundit”
Daniel Speiser, Profesor i Imunologjisë në Universitetin e Lozanës, gjithashtu thotë: “Ne kurrë nuk kemi qenë aq afër fundit të pandemisë sa jemi tani”. Qendrat e vaksinimit nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë, por janë të gatshme të shtojnë operacionet e tyre në mënyrë që fushatës së vaksinimit t’i jepet një nxitje vendimtare brenda një periudhe të shkurtër kohore.
“Është absolutisht e mundur që ne mund të festojmë Krishtlindjet pa marrë asnjë masë kufizuese, me kusht që ofensiva e vaksinimit të ketë sukses”, thotë Speiser. Vaksina nga Johnson & Johnson gjithashtu mund të kontribuojë në këtë, përcjell albinfo.ch. “Disa njerëz që duan të shmangin vaksinimet e ARNi (Moderna dhe Pfizer-Biontech) tani do të vaksinohen”.
Sipas Berger, ka shumë potencial në grupin e të pavaksinuarve për t’i bindur ata që të vaksinohen. “Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve nuk janë vaksinuar ende nga neglizhenca – dhe jo sepse ata kanë problem me vetë vaksinimin”.
Ky grup mund të arrihet lehtësisht me oferta vaksinimi para qendrave tregtare ose para kinemave. “Në çdo rast, unë jam i mendimit se kudo që ka qendra testimi në ambientet afër aktiviteteve, duhet të krijohen edhe oferta vaksinimi”.
Sipas Speiser, gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se vaksinimi është një gjë e mirë. “Shkalla e vaksinimit është rritur gjithashtu në muajt e fundit, transmeton albinfo.ch. Nga kjo mund të rezultojë shpresa se shumë nga të pavaksinuarit do të ndërmarrin hapin e tyre vendimtar në javët e ardhshme “.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi











