Koronavirusi: çast pas çasti
A ndikon 5G në koronavirus, shkenca jep përgjigjen
Teoria e web-it, valët e reja elektromagnetike dobësojnë sistemin imunitar dhe nxisin përhapjen e virusit
Koronavirusi dhe 5G. Dy argumente që ushqejnë komplotet imagjinare të web-it. Teoritë që qarkullojnë janë dy, të dyja pa baza shkencore.
Sipas së parës, 5G dobëson sistemin imunitar të atyre që janë të ekspozuar, duke i hapur dyert infeksionit; sipas teorisë së dytë, falë valëve elektromagnetike, Sars-Cov-2 përhapet më shpejt.
Nëse 5G do të përcaktonte me të vërtetë fillimin e sëmundjeve të rënda, kjo do të “ndihmonte” indirekt koronavirusin, duke rritur vdekshmërinë.
Pavarësisht shumë kërkimeve të kryera, deri më tani asnjë studim nuk ka vërtetuar shkencërisht se 5G, brenda niveleve maksimale të përcaktuara nga ligji (61 volt për metër sipas BE) është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Besimi është përgënjeshtruar nga autoritetet, ndër to, International Commission on Non-Ionizing Radiation Protection (ICNIRP) që muajin e kaluar, në publikimin e udhëzimeve të fundit mbi fushat elektromagnetike (“në shumë raste, të gjitha të kujdesshme”) pas një studimi që zgjati 7 vjet, tha se nuk ka gjetur asnjë provë në lidhje me këtë. Natyrisht, nëse një ditë do të vërtetohet e kundërta, skenari do të ndryshonte. Por shkenca, deri më tani, vërteton të kundërtën. Provat e sotme thonë se, brenda kufizimeve, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, transmeton Monitor.
Edhe teoria e dytë nuk është vërtetuar kurrë. Ajo lind nga një dokument i firmosur në vitin 2011 nga disa kërkues të Northeastern University të Boston dhe Università di Perugia, sipas të cilit bakteret mund të jenë në gjendje të komunikojnë nëpërmjet sinjaleve elektromagnetike. Megjithatë – jo vetëm në letër – për motive të qarta – 5G nuk përmendet asnjëherë dhe hipoteza nuk është vërtetuar kurrë, por mbi të gjitha studimi nuk flet fare për viruse, por siç u tha, për baktere. Organizma plotësisht të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Çmenduria nuk njeh kufij
Koronavirusi është përhapur tashmë (thuajse) në çdo cep të botës – pavarësisht numrit të antenave 5G në çdo vend. Paralelisht me rritjen e numrit të të infektuarve, zërat janë forcuar. Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku nisi të qarkullojë kjo teori. Gjërat u përkeqësuan kur një tabloid i diskutueshëm britanik, “Daily Star”, publikoi më 24 mars një artikull online me titullin “Rrjetet WI-FI, 5G mund të përshpejtojë sëmundjen”.
Tri ditë më vonë, titulli u ndryshua: Koronavirus, aktivistët pohojnë në mënyrë të çuditshme që 5G mund të veprojë si përshpejtues për sëmundjen”. Por tashmë ishte shumë vonë. Artikulli kishte qarkulluar në të gjithë botën dhe situata precipitoi. Rezultati: pavarësisht mbylljes, në disa vende të Mbretërisë së Bashkuar, nga Birmingem në Belfast, nga Liverpool në Merseyside – iu është vënë zjarri më shumë se 20 antenave për rrjetin 5G.
“Ndiej neveri që njerëzit po bëjnë veprime të tilla kundër infrastrukturave për të cilat kemi aq nevojë për të përballuar këtë situatë” – komentoi drejtuesi i National Health Service, Stephen Powis.
Lufta e web
Fotot dhe videot në lidhje me këtë lajm u bënë menjëherë virale në bisedat private dhe rrjetet sociale. Ministri i Kulturës, Oliver Dowden, kontaktoi menjëherë me kompanitë e mëdha teknologjike Facebook, Google e Twitter për të bërë censurimin e fake news, veçanërisht të atyre lajmeve që nxisin dhunën.
Rezultatet e para tashmë janë parë – Facebook ka mbyllur një ndër grupet më aktive, ndërsa YouTube njoftoi se do të fshijë ose do të reduktojë shikueshmërinë e videove që e lidhin 5G me COVID-19. Beteja sapo ka nisur…
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














