Shqipëria
A po shkon Shqipëria drejt një turizmi elitar?
Rruga drejt turizmit elitar, nevojë për përmirësim të cilësisë së shërbimit dhe infrastrukturës
Teksa turizmi në Shqipëri kryesisht ai veror, po rritet ndonëse me hapa të ngadaltë, nevoja për investime në këtë sektor mbetet më e domosdoshme se kurrë.
Sipërmarrës e operatorë turistikë në vendin fqinj, Itali, u rekomandojnë bizneseve shqiptare të rrisin kapacitet për të thithur më pas pushues elitarë.
Pushues po vijnë, por a jemi gati për të rritur standardet dhe kapacitet për të shkuar drejt turizmit elitar?
Është kjo pyetja që po shoqëron përherë edhe më shumë dinamikat në sektorin e turizmit.
Emiliano Biraku, President i Konfederatës së Bizneseve në Venecia të Italisë e njëherazi drejtues për Turizmin, Inovacionin dhe Digjitalizimin në këtë rajon, teksa vlerëson rritjen e këtij sektori në Shqipëri, kërkon më shumë cilësi shërbimi dhe infrastrukturë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Biraku këshillon edhe rrugëzgjidhje për bizneset dhe operatorët turistikë shqiptarë për të siguruar fonde me qëllim rritjen e kapaciteteve.Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se Shqipëria përfiton më shumë se 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto direkt dhe indirekt nga turizmi, duke e renditur vendin ndër shtetet që ka varësinë më të lartë nga ky sektor.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut