Kosova
A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur sot nga gazetarët nëse synon të mbetet presidente edhe për një mandat, përcjell albinfo.ch.
Para mediave, Osmani u shpreh se vendimet e saj gjithmonë i ka marrë duke e pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, prandaj kështu do të veprojë edhe në vazhdim.
“Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh vetëm dhe vetëm interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe, vlerësimi se ku mund të kontribuoj do të bëhet vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj,” u shpreh presidentja.
Osmani po ashtu deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë e varur nga politika dhe se nuk varet as tash.
Ajo ritheksoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve, për aq kohë sa duan ata.
Ndryshe, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e vendit më 4 prill të vitit 2021. Pro zgjedhjes së Osmanit kishin votuar 71 deputetë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës











