Kosova
Abazoviq: Qeveria malazeze i prishi marrëdhëniet me tre anëtarë të NATO-s në më pak se njëqind ditë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri Dritan Abazoviq pohon se Qeveria e 44-t në më pak se njëqind ditë që është zgjedhur ka arritur të prishë marrëdhëniet me tri shtete partnere të Malit të Zi në NATO – Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë, përcjell albinfo.ch.
“Për shkak të mosdorëzimit të shtetasit turk Binali Çamgoz, kemi ardhur në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim ka ndodhur në vitet e kaluara me kënaqësi reciproke.
Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi kanë qëndruar shpesh në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por me bashkëpunimin e prokurorive ka pasur shkëmbim informacioni, arrestim dhe ekstradim të atyre personave. Ministri i Drejtësisë, Andrej Milovic, e ndaloi”, tha Abazoviq.
Duke komentuar duelin e ashpër mes ministrit Miloviç dhe nënkryetarit të GP të URA-s dhe deputetit Filip Adzhican në Komisionin Kushtetues, ai tha se është plotësisht e qartë se qeveria aktuale po mbron mafien, duke theksuar se Milovic pengoi ekstradimin e Çamgozit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












